23 Dhjetor 2024

Inspektorati Policor: bien ankesat ndaj Policisë së Kosovës

Prishtinë, 21 janar -  Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka bërë të ditur së gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2010, ka pranuar 590 ankesa të qytetarëve dhe 595 raste të inicimit të procedurës së brendshme ndaj punonjësve të Policisë së Kosovës.

\"Krahasuar me vitin 2009, Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar 192 ankesa të qytetarëve më pak dhe 311 inicime të procedurës së brendshme e që në total i bie që IPK-ja gjatë vitit 2010 ka pranuar 503 raste më pak se sa gjatë vitit 2009\", thuhet në një njoftim të IPK-së.

Nga të dhënat statistikore të vitit 2010 sipas IPK-se numri total i rasteve të pranuara nga Departamenti e Hetimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës është 1.185 sosh, ndërsa procedimi i këtyre rasteve është bërë në këtë mënyrë:

 Vlenë të theksohet se deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar 458 masa disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, ndaj të cilëve hetimi ka përfunduar i argumentuar.

Sipas njoftimit theksohet se nga rekomandimet mbi masat disiplinore, deri tash nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës janë proceduar dhe shqiptuar masat ndëshkimore ndaj 247 punonjësve policorë, derisa vendimet tjera janë në proces e sipër.

Ankesë tek Ministri i Punëve të Brendshme ndaj këtyre vendimeve kanë parashtruar 85 punonjës policorë dhe Ministri i ka hedhur poshtë 70 sosh si ankesa të pabaza, ndërsa ka ndryshuar apo shfuqizuar vendimet e marra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës për 15 raste.

Deri më 31 dhejtor të vitit 2010, Inspektorati Policor i Kosovës përkatësisht Departamenti i Hetimeve ka përfunduar hetimet dhe i ka kompletuar 546 raste të shkeljeve të rënda disiplinore.

Për shkak se KELDP-ja ka filluar punën shumë më vonë se sa Departamenti i Hetimeve në IPK, ajo ende nuk ka arritur t’i shqyrtojë të gjitha rastet e përgatitura.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)