18 Janar 2025

Inspektorati Policor arreston 3 zyrtarë policorë dhe 1 noter

Prishtinë, 9 tetor - Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se në dy raste të ndara ka realizuar me sukses dy operacione hetimore në konsultim edhe me prokuroritë kompetente.

Si rezultat i hetimeve të suksesshme në të dy rastet janë arrestuar katër të dyshuar prej tyre tre zyrtarë policorë dhe një noter.

Operacioni i parë është realizuar më 07.10.2016 ku efektivat e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar  dy të dyshuar nga Vitia (një toger policor – Stacioni Policor i Vitisë dhe një Noter) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme dhe falsifikimi i dokumenteve të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Arrestimit i kanë paraprirë veprimet hetimore disa mujore dhe informacioni i pranuar nga burimet e informacionit në terren lidhur me përfshirjen e togerit policor si të dyshuar në këtë rast, si dhe provave materiale që janë siguruar nga ushtrimi i kontrollit të banesës, apo objekteve tjera bazuar në një Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan .

Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore paraprake dhe me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në Qendrën e Ndalimit në Gjilan ku u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

 Edhe operacioni tjetër (rasti i dytë) është realizuar në datën e njëjtë  (07.10.2016) në Prishtinë, ku IPK-ja ka pranuar një informatë se dy zyrtarë policorë dyshohet se kanë kryer veprën penale \"Keqpërdorim i Detyrës Zyrtare, marrje e ryshfetit dhe fshehje të provave\".

IPK bazuar në informatën e pranuar i është përgjigjur menjëherë rastit duke ndërmarrë disa veprimeve hetimore paraprake që kanë përfshirë intervistimin e dëshmitarëve dhe të dyshuarve, konfiskimin e një veture etj.

Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar me vendim të të cilit  dy të dyshuarve (zyrtarë policorë) u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të dyshuarit janë paraqitur para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, i cili në fund të seancës dy të dyshuarve ju ka caktuar nga 30 ditë paraburgim si një prej masave për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)