Inspektorati i Policisë së Kosovës heton 84 policë
Prishtinë, 17 maj - Të paktën 84 policë janë vënë nën hetim nga Inspektorati i Policisë së Kosovës pasi dyshohen për vepra të ndryshme si keqtrajtim të qytetarëve, vjedhje, krim të organizuar, falsifikim apo dhunë në familje.
Në një raport të Inspektoratit për katër muajt e parë të vitit, mësohet se Departamenti ka pranuar 84 raste për hetim nën dyshimin se zyrtarët policorë kanë kryer vepra penale.
Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Inspektorat, Jetullah Aliu tregon për Express se nga 84 rastet e pranuara, për 27 raste, pas hetimit janë ngritur kallëzime penale në prokuroritë kompetente.