18 Janar 2025

Inspektorati dhe Policia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 10 tetor - Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës-së, Hilmi Mehmeti dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Shpend Maxhuni, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi në objektin e IPK-së në Hajvali.

Sipas udhëheqësve të këtyre dy institucioneve të rëndësishme,  qëllimi i kësaj marrëveshjeje qëndron në ofrimin e mbështetjes së ndërsjellë, për të siguruar efikasitet, efektivitet dhe ekonomizim të shërbimeve, duke kontribuar në arritjen e objektivave të përbashkëta.

Kjo marrëveshje pritet të rregullojë çështje me interes në fushën e mbështetjes teknike, harmonizimit të procedurave për ofrimin e mbështetjes teknike, nxjerrjen e planeve të përbashkëta të trajnimit dhe shfrytëzimin e qasjes në informata me interes për hetimet duke përfshirë në vete shumë fusha të bashkëpunimit si: ofrimin e mbështetjes teknike dhe profesionale policore për nevoja operative të IPK-së, shfrytëzimin e objekteve policore për nevoja operative të IPK-së, shfrytëzimin e hapësirave për vendosjen e kutive të ankesave etj.

Si Kryeshefi i IPK-së z. Mehmeti ashtu edhe ai i PK-së z. Maxhuni në takimet e tyre të mëhershme kanë theksuar zotimin për bashkëpunim të mëtutjeshëm por me nënshkrimin e kësaj marrëveshje sot fuqizuan edhe më tej përkrahjen reciproke për të dy institucionet drejt avancimit të sundimit  të ligjit në Republikën e Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)