06 Maj 2024

Indi, punëtorët e çajit djegin pronarin

New Delhi, 27 dhjetor - Qindra punëtorë të një plantacioni çaji në Indi i kanë vënë zjarrin banesës së shefit të tyre, duke djegur të gjallë atë dhe bashkëshorten e tij.

Punëtorët e irrituar rrethuan shtëpinë njëkatëshe në Kunapathar, në veri-lindje të Indisë, pas dy javë bisedimesh të tensionuara me menaxherin.

Policia tha se ngjarja ndodhi pasi menaxheri u kërkoi disa punëtorëve të largoheshin nga banesat e tyre. Autoritetet lokale thanë se rreth 700 punëtorë rrethuan banesën e menaxherët dhe i vunë zjarrin asaj.

Dy makinave që ishin pronë e shefit të punëtorëve iu vu gjithashtu flaka. Trupat e vdekur u rekuperuan më vonë, pasi flakët ishin shuar. Policia ka arrestuar tre persona në lidhje me ngjarjen.

Autoritetet thonë se menaxheri dhe punëtorët ishin bllokuar në një ngërç që zgjaste prej dy javësh. Sipas tyre, drejtuesi i plantacionit ishte përballur edhe me protestat e punëtorëve të një plantacioni tjetër dy vjet më parë.

Në këtë ngjarje, punëtorët i vunë zjarrin fabrikës së tij të çajit pasi ai kishte qëlluar më armë drejt një turme që ishte mbledhur në afërsi të shtëpisë së tij, në shenjë proteste ndaj sulmit të një gruaje.

Një seri sulmesh të punëtorëve të plantacioneve të çajit drejt pronarëve janë verifikuar në vitet e fundit në Indi, ku gjysma e të ardhurave vjen nga rreth 800 plantacione çaji në Assam. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)