01 Maj 2024

Incidentet në veri nuk ndikojnë në situatën e përgjithshme

Mitrovicë, 5 gusht - Situata e sigurisë gjatë javës së fundit në veri është përshkuar me disa incidente, por që nuk kanë ndikuar në sigurinë e përgjithshme. Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit lokal për siguri publike në Mitrovicë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se ngjarjet kryesore të javës së fundit kanë qenë arrestimi i dy serbëve të dyshuar për krime si dhe bllokada e rrugëve nga strukturat ilegale si reagim ndaj këtyre arrestimeve.

“Pas vendimit të gjykatës për lirimin e njërit dhe shqiptimit të masës së dënimit prej një muaji për të arrestuarin tjetër, rrugët janë zhbllokuar nga vetë ata që kishin vendosur kamionë dhe automjete si barrikadë”.

Bala tha se kryesisht këto incidente janë duke u bërë nga “Mbrojtja civile”. “Kohëve të fundit shihet një prani më e madhe e pjesëtarëve të “Mbrojtjes civile”, por shenjë e mirë është se në këto organizime të tyre vërehet rënie e mbështetjes prej qytetarëve”.      
 
Kryetari i komunës, Avni Kastrati, përmendi pengesat që janë duke vazhduar për procesin e rindërtimit në veri .

“Në thellësi të Kroit të Vitakut nuk është punuar për shkak të një grope që vazhdon të jetë e hapur në rrugë, përderisa ne kemi angazhuar një  kompani që fillimisht të riparoj dëmet në gypin e kanalizimit në atë vend”.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)