17 Janar 2025

Inaugurohet Qendra e Paraburgimit në Gjilan

Gjilan, 2 shkurt – Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka marrë pjesë nё ceremoninë e inaugurimit të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.

Gjatë kësaj ceremonie Ministri Kuçi tha se ky objekt që po përurohet sot është një nga më të mirët në kuptimin e infrastrukturës dhe kushteve për të drejtat e njeriut. Ai shtoi se pas ndërtimit të Burgut të Sigurisë së Lartë, Burgut për dëshmitarë të mbrojtur, shumë shpejt do ta kemi edhe Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

“Qëllimi nuk është që të popullojmë këtë Qendër Paraburgimi, suksesi më i madh do të ishte që të kemi sa më pakë njerëz të dënuar, por nëse një gjë e tillë ndodh, ne garantojmë se do të bëhet trajtim adekuat i tyre në kushtet më të mira për rend dhe ligj sipas standardeve ndërkombëtare” tha Ministri Kuçi.

Më tej Ministri Kuçi ka shtuar se gjendemi përball dy detyrave, që të respektojmë ligjin me ligj dhe të krijojmë kushte që këta të burgosur të rehabilitohen. Ai tha se të burgosurit këtu do të kenë kushtet dhe trajtimin më dinjitoz që kanë pasur deri më tani.

Ministri Kuçi ka kërkuar nga gardianët që të kryejnë punën me përgjegjësi dhe ta respektojnë ligjin, t’i respektojnë lirit dhe të drejtat e të burgosurve dhe për këtë do të keni mbështetjen time të plotë.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Ministri i Administratës Publike, Mahir Yağcɪlar, Kryetari i Kuvendit Komunal në Gjilan, Lutfi Haziri, Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Shefik Sylejmani si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)