Inaugurohet objekti i ri i QKRC-së në Pejë
Prishtinë, 3 tetor - Në Pejë është bërë inaugurimi i Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil. Inaugurimin e këtij objekti e bëri drejtori i Departamentit të Regjistrimit dhe Gjendjes Civile në Agjencinë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj dhe shefi i operacioneve të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, Christof Stok.
Me këtë rast, drejtori i Departamentit të Regjistrimit dhe Gjendjes Civile, Blerim Camaj, e falënderoi Komisionin Evropian për mbështetjen e dhënë në financimin e ndërtimit të këtij objekti.
Ky objekt është i standardeve të larta që do të përmirësojë punën e zyrtarëve dhe do të ofrohet një shërbim më i mirë për qytetarët e kësaj komune, tha Camaj.
Ndërsa Christof Stok theksoi se objekti i ri i QKRC-së është shumë i rëndësishëm për qytetarët e komunës së Pejës, sepse do të përmirësohen shërbimet në pajisjen me dokumente personale.