18 Janar 2025

Inaugurohet objekti i Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil

Kaçanik, 6 qershor - Në komunën e Kaçanikut sot u bë inaugurimi i objektit të Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil dhe Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve. Në këtë ceremoni morën pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, Kryeshefi i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Lulzim Ejupi, si dhe zyrtare të tjerë.

Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se sot po përurojmë objektin e ri të Qendrës për Regjistrim Civil në komunën e Kaçanikut, një objekt që krijon kushte shumë më të mira për punë, më efikase për stafin dhe krijon mundësi për të qenë shumë më efikas në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e kësaj komune.

“Kjo dëshmon  edhe një herë përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës që në pajtim me mundësitë financiare të krijojë sa më shumë hapësirë për shërbime efikase, të mira për qytetarin e komunës, në këtë rast të Kaçanikut”, tha ministri Hyseni.

Ky objekt hynë tek investimet kapitale të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Agjencinë e Gjendjes Civile dhe i tërë investimi ka kushtuar 199, 720.70 euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)