14 Janar 2025

Inaugurohet objekti i Prokurorisë Themelore në Pejë

Pejë, 8 Janar –Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike dhe Prokuroria e Shtetit, sot u bë inaugurimi i objektit të Prokurorisë Themelore në Pejë në të cilën kanë marrë pjesë Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, si dhe përfaqësues të tjerë nga Prokuroria, Gjykata dhe institucione tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, Ministri Kuçi, duke folur për rendësin e këtij projekti, tha se ky objekt shënon jo vetëm një të arritur në kuptimin e infrastrukturës por edhe një të arritur në kuptimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

“Janë dy gjëra të cilat i kërkojë nga ju, e para kërkojë që në këtë shtëpi ta ndje vetën mirë çdo punëtorë dhe çdo Prokuror, si dhe çdo qytetar që ka të drejtë, dhe e dyta që në këtë shtëpi ta ndje vetën keq secili që e shkel ligjin në këtë vend” tha Kuçi.

Ai u shpreh i bindur se personeli i cili do të punojë në këtë objekt do të kryej punën me korrektësi, ndershmëri, guxim, paanshmëri dhe profesionalizëm.

“Ju do të keni pjesën tuaj të kontributit në sundimin e rendit dhe ligjit. Unë ju sigurojë se do të përkushtohem që të keni kushte të mira, angazhim të mirë dhe se shumë shpejt do të funksionalizohet edhe Pallati i Drejtësisë në Prishtinë, po ashtu Prokuroria në Gjakovë dhe vende të tjera, dhe kështu do ta rrumbullakojmë infrastrukturën dhe arkitekturën e drejtësisë në vend”, tha Kuçi.

Ministri Kuçi i ftojë të pranishmit që të besojnë në drejtësi dhe në njerëzit e drejtësisë, duke theksuar se motoja e tij gjatë këtij mandati do të jetë “besimi në drejtësi”.

Për rëndësinë e këtij objekti gjatë kësaj ceremonie kanë folur edhe Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, Kryeprokurori i Shtetit, Sylë Hoxha, Kryetari i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agron Galani.

Në këtë ndërtesë përveç Prokurorisë Themelore, është vendosur edhe Drejtoria regjionale e Shërbimit Sprovues në Pejë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)