16 Janar 2025

Inaugurohet objekti i Prokurorisë Themelore në Gjilan

Gjilan, 21 shtator - Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Administratës Publike dhe Prokuroria e Shtetit, sot u përurua objekti i Prokurorisë Themelore në Gjilan, ku pjesëmarrës ishin Kryeministri i Kosovës z. Isa Mustafa, Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Ambasadori i ShBA- ve në Kosovë Z. Greg Delawie, si dhe përfaqësues të tjera nga Prokuroritë, Gjykatat dhe Institucione tjera vendore e ndërkombëtare.

Ministri Kuçi, përmendi rëndësinë e këtij projekti dhe theksoi se ky objekt shënon avancim të ri në sistemin e drejtësisë dhe njëkohësisht, ngrit përgjegjësinë për  angazhime shtesë të të gjithë akterëve vendor dhe ndërkombëtar për të ndërtuar rendin dhe ligjin në vendin tonë.

“Në kuadër të përgjegjësive ligjore e kushtetuese ndaj funksionimit që kam ushtruar, jam udhëhequr gjithmonë nga premisa se sundimi i ligjit jo vetëm që është një prioritet qeveritar, por mbi të gjitha është një konsensus nacional për të gjitha shtetet e rajonit, se sundimi i ligjit është parakusht i të gjitha kushteve tjera në rrugën e tyre drejt integrimeve të brendshme, zhvillim ekonomik dhe euroatlantik”, theksoi Ministri Kuçi gjatë fjalës së tij.

Ai, po ashtu përmendi edhe faktin se sot në Kosovë kemi prokurori dhe gjykata të mjaftueshme në tërë Kosovën dhe se tani është koha ta kemi drejtësinë funksionale dhe ta fitojmë besimin e qytetarëve në drejtësi.

“Dukuritë negative si krimi dhe korrupsioni, shkeljet e të drejtave të njeriut duhet të kenë adresë të kryesve dhe të ndëshkimit dhe nuk do të lejojmë që me disa veprime dhe individ të zbehet besimi dhe imazhi i drejtësisë dhe njerëzve të saj”, theksoi Ministri Kuçi.

Në fund të fjalimit të tij, Ministri Kuçi shprehu besimin se, infrastruktura ligjore, hapësirat e mjaftueshme për punë dhe mbështetja buxhetore, do të jenë mundësi të mira për të marr vendime të drejta dhe në shërbim të drejtësisë dhe të gjithë qytetarëve tanë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)