Inaugurohet ndërtesa e rehabilituar të Gjykatës në Deçan
Prishtinë, 22 maj -Zëvendës Drejtori i USAID-it Kris Eduards, Ambasadori Norvegjez në Kosovë Jan Bratu, Presidenti i Gjykatës Themelore në Pejë, Elmaze Syka, Kreu i Këshillit Gjyqësor Enver Peci, do të jenë pjesëmarrës gjatë inaugurimit të ndërtesës së re të Gjykatës në Deçan.
Rehabilitimi i gjykatës ishte pjesë e nismës renovuese Gjykata Model të USAID-it, në partneritet me Ministrinë Norvegjeze të Punëve të Jashtme dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Nisma po realizohet përmes programit të Sundimit Efektiv të Ligjit të USAID-it, të disenjuar për të ndihmuar në përmirësimin e veprimit efektiv dhe të pavarur të sistemit gjyqësor në Kosovë.