Inaugurohet ndërtesa e re e Gjykatës në Vushtrri
Vushtrri, 19 maj - Udhëheqësit e sistemit gjyqësor sot kanë ndërmarrë edhe një hap tjetër të rëndësishëm drejtë forcimit të qasjes së publikut ndaj shërbimeve gjyqësore me inaugurimin e ndërtesës së re të Gjykatës Themelore në Mitrovicë-dega në Vushtrri
Ndërtesa e re është ndërtuar dhe financuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës me ndihmën e programit të USAID-it mbi Sundimin Efektiv të Ligjit (EROL) dhe qeverisë Norvegjeze.
Në këtë ceremoni inauguruese morën pjesë kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës,z.EnverPeci, përfaqësuesi i Gjykatës Supreme, z.AvdiDinaj, kryetari i Gjykatës së Apelit, z. SaliMekaj, kryetarë gjykatash themelore, përfaqësues të USAID-it amerikan dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme në nivel vendi.
Ne sot po e inaugurojmë objektin e ri të gjykatës themelore- dega në Vushtrri, i cili objekt jo vetëm që ka qenë i domosdoshëm dhe i nevojshëm, por që me këtë objekt do krijohen kushtet e nevojshme për punë për punonjësit e gjykatës, përkatësisht të sistemit të drejtësisë.Është shumë kruciale që përmes kushteve teknike, ti ofrohet çasje, ti ofrohen shërbime cilësore qytetarëve tonë sa i përket punës së sistemit të drejtësisë,ka thënë me këtë rast,kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë,znj. KadaBunjaku-Përçuku.
Ajo shtoi se personeli i degës së kësaj gjykate ka vite që kanë qenë të hendikepuar sa i përket hapësirës, sepse nga 2008-ta e këndej gjithë personeli i ish gjykatave të Mitrovicës janë vendosur në objektin e vjetër të gjykatës në Vushtrri, për arsye që tanimë dihen.Inaugurimi i sotëm i kësaj ndërtese të re thekson përmirësime të rëndësishme të kushteve të punës për stafin e gjykatës si dhe shtimin e hapësirave të ndryshme për publikun që do të ofrojë qasje më të mirë për publikun si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë, ka shtuar ajo.
Edhe gjyqtari mbikëqyrës i gjykatës në Vushtrri, z. RifatBllata, foli për rendësin e inaugurimit të këtij objekti.Unë dhe kolegët e mi gjyqtarë tani e tutje do të punojmë në kushte shumë më të mira të punës dhe do të jemi në mundësi që tju ofrojmë qytetarëve të Vushtrrisë shërbime më kualitative, më efikase dhe më të shpejta konform standardeve të gjykatave model të cilat tash më janë implementuar në të gjitha gjykatat e Kosovës, ka thënë ai.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryesuesi i KGJK-së, z. Enver Peci.Ai ritheksoi edhe njëherë se gjyqtarët dhe i gjithë stafi i kësaj gjykate kanë kaluar nëpër sfida të shumta që nga momenti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, kur u larguan punëtorët e sistemit të drejtësisë nga objekti i tyre që ndodhet në veri të vendit e u vendosën në objektin e gjykatës në Vushtrri. Përkundër punës së zhvilluar në rrethana tejet të vështira stafi i kësaj gjykate ka vazhduar punën me përkushtim në shërbim të qytetarëve, ka thënëz. Peci.
Ai me këtë rast ka falënderuar USAID-in amerikan dhe Ambasadën e Norvegjisë në Kosovë për kontributin e dhënë për sistemin e drejtësisë.
Ndërsa, të pranishmit në emër të kryetarit tëGjykatës Supreme z. FejzullahHasani, i përshëndeti gjyqtari i kësaj gjykate, z.AvdiDinaj.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit është prezantuar ndërtesa e re e cila ka tre kate, me zonat e zgjeruara të shërbimeve publike, salla të reja të pajisura plotësisht, me zyret për menaxhimit e lëndëve dhe hapësirat për arkivën. Gjyqtarët, stafi i gjykatës, avokatët dhe publiku i gjerë në Vushtrri tani do të kenë një hapësirë të re të gjykatës të përmirësuar dukshëm nga kushtet e mëparshme. Dy sallat e reja të gjykimeve janë të vendosura në katin e parë dhe përfshijnë kabinat për përkthim, zyret për shqyrtim si dhe zyret për konsultime për avokatë dhe palë.
Salla e tretë e gjykimeve është në katin e dytë. Zyrat e menaxhimit të lëndëve gjyqësore së bashku me zonat e zgjeruara arkivave tani mund në mënyrë efikase të strehoentë dhënat e rasteve gjyqësore të përfunduara si dhe rasteve në pritje. Të gjitha këto tipare të reja bëjnë që gjykata e re të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare të gjykatave model.