09 Maj 2024

Inaugurohet ndërtesa e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës

Prishtinë, 26 gusht - Sot në Prishtinë është inauguruar ndërtesa e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AIK).

Në ceremoni kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të vendit, në mesin e tyre presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Në fjalimin e saj, presidentja ka thënë se siguria e Kosovës është ende e sfiduar nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, por ka shprehur bindjen se përkushtimi i institucioneve për t’i mposhtur ata nuk do të vihet kurrë në dyshim.

Ajo ka thënë se sot po nderojmë punën e deritashme në ngritjen e këtij institucioni të pavarur dhe përkushtimin e tij që Kosovës dhe qytetarëve të saj çdo ditë t\'ju garantojë një të ardhme të sigurt - sigurinë që do t\'ua mundësojë atyre një jetë gjatë të cilës do të realizojnë potencialin e tyre të plotë, në një vend që do të respektojë me përpikëri të drejtat e tyre dhe do t\'i marrë me seriozitet liritë e tyre, duke e trajtuar secilin qytetar me dinjitet dhe barazi pavarësisht prejardhjes etnike, religjioze apo gjinore. 

\"Përparimi dhe përvoja e Republikës së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve dhe ndërtimin e institucioneve për të garantuar vlerat mbi të cilat është bazuar shteti ynë është një rrëfim suksesi i jonë i përbashkët vendor dhe ndërkombëtar që e bën historinë më të fundit të Kosovës një shembull global të shtetndërtimit dhe angazhimit të pashembullt ndërkombëtar.\"

\"Brenda një periudhe të shkurtër kohore, ne kemi arritur të transformohemi nga një vend ku agjencitë e inteligjencës ishin mjete represioni dhe ku qytetarët i shihnin ato me drojë, në një shoqëri që ka për synim parësor investimin në sigurinë e çdo qytetari të saj dhe ku secili qytetar bashkëpunon me institucione me besimin se ato ekzistojnë për t\'i mbrojtur dhe për ta kryer punën e tyre në lehtësimin e jetës së qytetarit me ndershmëri\", ka theksuar Jahjaga.

Jahjaga po ashtu ka kujtuar rolin e Agjencisë në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit global, ekstremizmit dhe krimit të organizuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)