15 Janar 2025

Imuniteti nuk do t’i mbrojë deputetët nga arrestimet

Prishtinë, 16 qershor - Deputetët që dyshohen të kenë kryer vepra penale, qoftë para, qoftë gjatë mandatit të tyre, që nga korriku i këtij viti, në rast të miratimit të projektligjit aktual për Kuvendin, do të mund të arrestohen në çdo moment për veprimet jashtë Kuvendit, nga organet e ndjekjes penale pa vendim paraprak të Parlamentit për heqjen e imunitetit të tyre.

Kryetari i nënkomisionit për mandate, imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se Ligji i ri për Kuvendin, respektivisht dispozitat e kapitullit të tetë që flasin për detyrat dhe përgjegjësitë e deputetit dhe imunitetin e tij, harmonizohet me disa vendime të Gjykatës Kushtetuese, ndër ta edhe me një vendim të shtatorit të 2011-s, e që autorizon organet e ndjekjes penale për arrestimin e deputetëve edhe pa vendim paraprak të Kuvendit për heqjen e imunitetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Rregullimi i çështjes së imunitetit do të jetë konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese. As tash e as atëherë nuk ka pasur mbrojtje nga ndjekja penale, dhe kjo është çështje shumë mirë e rregulluar me Kushtetutë.\"

\"Ne tash po rregullojmë edhe ligjërisht procedurat qofshin ato të heqjes së imunitetit, qofshin të arrestimit apo ndalimit të deputetit”, ka bërë të ditur Zemaj, i cili tha se miratimi i Ligjit për Kuvendin po synohet të përfundojë qysh në korrik të këtij viti.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)