22 Dhjetor 2024

Imami: Shqipëria do të përkrah KFOR-in në çdo aspekt

Prishtinë, 16 shkurt- Gjenerali Markus Bentler, Komandant i KFOR-it, sot paradite priti Arben Imami, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, në Shtabin Qendror të KFOR-it në Film City.

Komandanti i KFOR-it informoi për situatën e përmirësuar të sigurisë në Kosovë dhe rreh sfidave të së ardhmes. Si rezultat I situatës së përmirësuar, KFOR-i ka adaptuar strukturën e vet dhe numëron 10,000 trupa, të organizuar në pesë Battle Groups. Bentler ka theksuar se përkundër adaptimit të trupave, nuk do të ketë ndryshime në Misionin e KFOR-it.

Ai ka lëvduar bashkëpunimin mes KFOR-it, organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve në Kosovë.  Bentler deklaroi se Kosovën e prêt një rrugëtim premtues.  

Gjatë takimit, Imami ka theksuar progresin mbreslënës në Kosovë, gjë që është arritur falë zotimit të vazhdueshëm të KFOR-it kundrejt mandatit të vet.

 

Një tregues për situatën e përmirësuar është formimi i suksesshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Trajnimi i tyre ështe shumë profesional dhe i besueshëm. 

Imami siguroi që Shqipëria do të përkrahte KFOR-in në çdo aspekt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)