29 Prill 2024

Ikje dramatike nga burgu në Zvicër, në mesin e tyre dy shqiptarë

Bernë, 15 maj - Pesë të burgosur e kanë realizuar një ikje dramatike nga një burg në Zvicër, gjatë ditës së djeshme, me përdorimin e armëve, që ua sollën bashkëpunëtorët nga jashtë, duke i frikësuar rojet dhe të burgosurit e tjerë, e hapën një vrimë në murin e burgut dhe u zhdukën, tha policia.

“Po zhvillohet një kërkim aktiv për ta, dhe ata tash konsiderohen të kërkuar në nivelin kombëtar dhe atë ndërkombëtar”, tha policia nëpërmjet një deklarate në kantonin Vaud.

Të pesë personat, një francez, një shqiptar, një kosovar, një boshnjak, dhe një serb, ish pjesëtar i bandës “Pink Panter”, që vidhnin dyqane të arit, për vetëm pesë minuta ia dolën të largohen, kanë thënë hetuesit.

Të burgosurit dhe bashkëpunëtorët e tyre nga jashtë, u larguan nga vendi i ngjarjes me dy makina, raporton AFP-ja nga Gjeneva.

“I gjithë operacioni, që ishte ekstremisht mirë i organizuar, zgjati më pak se pesë minuta”, tha policia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)