29 Dhjetor 2024

Ikën prokurori Salustro, vjen Hardway

Prishtinë, 6 prill - Prokurori italian Maorizio Salustro, siç duket ka hequr dorë nga rasti “Kleçka”, pasi në vend të tij prokuroria e EULEX-it ka caktuar prokurorin amerikan, Charls Hardway.

Mirëpo, sipas Tahir Rrecaj, avokati mbrojtës i deputetit Fatmir Limaj, një gjë e tillë ende nuk është e sigurt, edhe pse të enjten tha se ka marrë një shkresë nga një prokuror tjetër, amerikani Hardway.

“Nuk e dimë ne a është tërhequr Salustro apo jo, por, nga dita kur është shpallur aktgjykimi, kërkesën për masat e sigurisë, arrest, etj, dhe një parashtresë sot që e kemi marrë ka qenë nga prokurori amerikan”, ka thënë Rrecaj për “Tribuna Shqiptare”.

Sipas tij, nuk dihet arsyeja e këtij ndryshimi. “Nuk e di a janë arsyet personale, ndonjë sëmundje apo ndonjë gjë tjetër, por, kryesisht ai nuk ka marrë pjesë në këto aktivitete. Është çështje e prokurorisë se si do të organizojnë punën, a do ta ngarkojë edhe më teh Salustron më rastin, apo dikë tjetër. Kjo është çështje e kryeprokurorit të EULEX-it”, ka thënë Rrecaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)