IKD prezanton raportin e monitorimit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial

Prishtinë, 16 prill - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it do të mbaj sot një konferencë virtuale në platformën “Zoom”, në të cilën konferencë do të publikohet raporti: “Cënimi i integritetit të Këshillave nga Këshillat-Raporti i monitorimit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial në vitin 2020”.
IKD gjatë kësaj konferencë për media do të prezantoj raportin e monitorimit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial gjatë vitit 2020, me këtë raport do të pasqyrohet mos vendimarrja e Këshillave në miratimin e legjislacionit sekondar, mos raportimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve para Këshillave e po ashtu edhe shkelja e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik dhe gjetje të tjera të këtij raporti.