IKD prezanton raportin e krimeve të përgjithshme në Kosovë
Prishtinë, 10 nëntor - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Krimet e përgjithshme në Kosovë, ligji vs praktika”.
IKD gjatë kësaj konferencë për media do të prezantoj raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të rasteve në të gjitha Departamentet e Përgjithshme – Divizonet Penale të të gjitha Gjykatave Themelore, në tërë territorin e Kosovës përfshirë edhe degët e tyre.
IKD gjatë kësaj periudhe kohore ka monitoruar gjithsej 2,694 seanca ku përfshihen 2,015 lëndë penale.
Ndër problemet më të mëdha në këtë departament shfaqet dukuria e parashkrimit të lëndëve.
Ky raport fokusohet në trajtimin e rasteve penale në të gjitha Departamentet e Përgjithshme – Divizonet Penale të të gjitha Gjykatave Themelore, në tërë territorin e Kosovës përfshirë edhe degët e tyre gjatë periudhës kohore 2018 dhe gjashtë mujori i parë 2019.