IKD prezanton nivelin e kriminalizimit të secilës parti politike
Prishtinë, 26 dhjetor - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Politikë e “kriminalizuar””.
IKD gjatë kësaj konferencë për media do të prezantoj raportin e monitorimit dhe hulumtimit sistematik të drejtësisë penale, ku përmes këtij raporti hulumtues i ofron publikut nivelin e kriminalizimit të secilës parti politike që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës e deri në muajin maj të vitit 2020.
Vendimet gjyqësore pas muajit maj 2020, nuk janë të pasqyruara në këtë raport.