24 Dhjetor 2024

IKD: Nuk ka progres në llogaridhënien e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Prishtinë, 23 nëntor  - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të martën ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka publikuar raportin “Llogaridhënia pa progres”.

Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD, ka thënë se shumica dërrmuese e ankesave disiplinore janë hudhur nga kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët, derisa shumica e procedurave disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në KGJK dhe KPK kanë përfunduar me lirim të gjyqtarëve nga përgjegjësia disiplinore.

Sipas Shalës, masa ma e rëndë disiplinore që këta këshilla kanë shqiptuar gjatë vitit 2020 dhe 2021 është zvogëlimi i pagës.

“Me këtë mënyrë të veprimit, sistemi gjyqësor dhe prokurorial ka lejuar praktika të dëmshme në sistemin e drejtësisë”, ka deklaruar Shala.

Shala ka thënë se në llogaridhënien e gjyqtarëve dhe prokurorëve problematike vazhdon të mbetet qasja e Institucionit të Avokatit të Popullit.

“Institucioni i Avokatit të Popullit vazhdon të mbajë qëndrimin se nuk ka mandat për të trajtuar ankesat ndaj vendimeve të autoriteteve kompetente, përkatësisht kryetarëve të gjykatave dhe kryeprokurorëve, derisa IKD vazhdimisht ka pretenduar të kundërtën."

"Qëndrimet e IKD-së janë konfirmuar edhe nga ana e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, por se fatkeqësisht Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka reflektuar sa i përket kësaj çështje”, ka shtuar Shala.

Sipas Shalës, Ministria e Drejtësisë me rastin e draftimit të Projekt-Ligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ka injoruar problemet reale në zbatimin e këtij ligji, duke vepruar me një nguti të paarsyeshme.

Hulumtuesja e IKD-së, Anesa Hoxha, ka prezantuar rekomandimet konkrete që dalin nga ky raport i IKD-së, disa nga të cilat janë: 1) Autoritetet kompetente mos të kalojnë nivelin e kompetencës së tyre për të vlerësuar meritat e ankesës disiplinore, por të kufizohen në vlerësimin nëse një ankesë disiplinore përbën “çështje disiplinore”, 2) Autoritetet kompetente të japin arsyetime meritore në vendimet e tyre lidhur me ankesat disiplinore, 3) Autoritetet kompetente që nuk vendosin brenda afateve ligjore, mos të amnistohen nga KPK, 4) KGJK përmes lirimit të gjyqtarëve nga përgjegjësia disiplinore mos të lejojë normalizimin e praktikave të cilat cenojnë dinjitetin dhe profesionalizmin e sistemit gjyqësor, 5) Kryeprokurorët mos të aplikojnë qasje selektive në raport me trajtimin e ankesave disiplinore, 6) Avokati i Popullit të kuptojë rolin e tij në sistemin e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke vendosur si në rastet kur autoritetet kompetente nuk kanë nxjerrë vendime brenda afatit të përcaktuar me ligj ashtu edhe në rastet kur autoritetet kompetente kanë hedhur ankesat disiplinore dhe Avokati i Popullit gjen se ankesa disiplinore nuk do duhej hedhur dhe që 7) Ministria e Drejtësisë të adresojë të gjitha sfidat në zbatimin praktik të LPDGjP.

Për më tepër, gjeni të bashkangjitur raportin e IKD-së “Llogaridhënia pa progres”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)