Idrizi u ofron mbështetje zyrtarëve për informim të gjykatave
Prishtinë, 1 shkurt - Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, ka pritur sot në një takim zyrtarët për informim të gjykatave themelore dhe atë të Gjykatës së Apelit.
I pari i KGJK-së i ka uruar ata për punën që po bëjnë në drejtim të rritjes se transparencës dhe informimit të drejtë te publikut, mbi ngjarjet dhe aktivitetet e gjykatave, duke i inkurajuar që këto përpjekje të intensifikohen edhe më shumë.
Idrizi i siguroi ata që për këtë do të kenë mbështetjen e pa rezervë të tij. Ai tha se rritja e transparencës është njëra prej objektivave kryesore të agjendës se tij, pasi që ajo ndikon drejtpërdrejtë në perceptimin real të punës së gjykatave dhe rritjen e besimit të publikut.