Idrizi: Përkunder sfidave qe kemi, gjyqësori i Kosovës ka t arritura
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi me rastin e hapjes se kësaj konference , e vlerësoj si të suksesshëm vitin 2016, për gjykatat.
Ai para shumë të pranishmëve, tha se përparimet në fushën e drejtësisë janë vlerësuar edhe nga Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën.
Ndërsa premtoi se institucioni qe ai drejton, do ti marr shumë seriozisht të gjeturat dhe rekomandimet e këtij raporti.
Sipas tij disa nga te arriturat më të mëdha janë, transparenca, llogaridhënia, efikasiteti, për çka u zotua se do të punohet edhe me shumë.
Si sfidë përmendi numrin e lendeve te grumbulluara dhe integrimin e sistemit gjyqësor.