Identifikohet viktima e trafikimit arrestohen 4 të dyshuar
Prishtinë, 7 dhjetor - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore në dy operacione policore ka arrestuar 4 persona të dyshuar dhe ka identifikuar 1 viktimë të trafikimit me qenie njerëzore.
Në vazhdimësi të hetimeve të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore , Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, përkatësisht njësitë e kësaj Drejtorie në dy operacione policore të ndara kanë arrestuar 4 persona të cilët merreshin me veprimtari kundërligjore:.
Sektori Qendror i Hetimeve më 6 dhjetor në qytetin e Prishtinës ka arrestuar dy person të dyshuar për kryerjen e veprës penale të trafikimit me qenie njerëzore.
Në rastin në fjalë sipas njoftimit është identifikuara 1 viktimë sh/kosovare e trafikimit e cila përmes mashtrimit dhe më pastaj përmes kërcënimit ishte detyruar tw ofronte shërbime seksuale personave të ndryshëm.
Viktima është strehuar dhe është duke u trajtuar sipas procedurave nacionale për viktimat e trafikimit.
Personat e arrestuar janë: A. SH. lindur më 1975 dhe G. SH. lindur më 1971.
Njësia Kundër Trafikimit Ferizaj më 06.12.2012 në qytetin e Ferizajt ka arrestuar 2 persona të dyshuar që merreshin me aranzhimin e prostitucionit:
Personat e arrestuar për veprën penale të Mundësimit të Prostitucionit janë: SH .B. lindur më 1973 femër, dhe V. B. lindur më 1949 mashkull.
Të gjithë personave të arrestuar iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve për të vazhduar me masa të mëtutjeshme procedurale.