Identifikohen lidhjet e Daçiqit me krimin e organizuar
Beograd, 11 shkurt - E përjavshmja e Beogradit NIN në numrin e fundit ka publikuar një hulumtim gazetaresk, sipas të cilit kryeministri aktual i Serbisë, Ivica Dçaiq del i implikuar në krim të organizuar thuaja gjatë gjithë viteve të pasluftës, por edhe më herët.
Lidhjet e tij me njërin nga bosët e krimit të organizuar, në veçanti të trafikimit të drogës, identifikohen qartë.
Kryeministri serb Ivica Daçiq e ka parë veten në mes të stuhisë mediatike pas akuzave që e lidhin atë me trafikun e drogë, duke lënë të kuptohet se zgjedhjet e përgjithshme nuk janë shumë larg, transmetojnë mediet njoftimet.
Por lideri socialist ka nxituar të mohojë se ka pasur diçka të dyshimtë në takimet e tij me trafikantin e drogës Rodolub Raduloviq, të njohur dhe si Misha Banana, në periudhën 2008 2009.
Por akuzat nga partia socialiste për partnerët e koalicionit kanë rritur hipotezat se partia më e madhe serbe ajo progresiste do të përjashtojë Daçiq dhe të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Por kjo parti vazhdon të renditet e para në sondazhe.
Autoritetet kompetente shtetërore do të veprojnë në bazë të ligjit dhe do të bëjnë gjithçka për të zbardhur krimet në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë betejë nuk duhet dhe nuk do të ketë persona të mbrojtur, pavarësisht emrit që kanë, mbiemrit apo funksionit, vlerësoi ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vuçiq.