13 Janar 2025

Identifikohen dy viktima të kontrabandimit me migrantë

Prishtinë, 7 shtator - Dje në orën 20:40, njësitet policore në stacionin policor kufitar Dheu i Bardhë, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, me qëllim të parandalimit të migrimit ilegal, kanë ndaluar dy persona në vijën dalëse të pikëkalimit kufitar Dheu i Bardhë, që lidh Republikën e Kosovës me Serbinë.

Dy personat e ndaluar kanë ardhur në drejtim të kufirit në cilësi të këmbësorëve dhe të njëjtit pasi nuk kanë arritur të bindin zyrtarin policor në kufi lidhur me lëvizjen (udhëtimin) e tyre dhe destinacionin, të njëjtit janë dërguar në vijën e dytë të kontrollit ku janë intervistuar dhe nga deklarimet e tyre është kuptuar se janë nisur për në vendet e Bashkimit Evropian.

Gjatë procesit të intervistimit, gjithashtu është kuptuar se ata janë viktima të kontrabandimit, pasi që të njëjtit paraprakisht ishin marrë vesh që në kompensim me të holla 2000 euro, respektivisht 2600 euro para të cilat kanë pasur t’ia paguajnë të dyshuarit mashkull kosovar S. Sh  i cili është në kërkim nga policia.  

Bazuar në hetimet preliminare policore i dyshuari paraprakisht në shtëpinë e tij kishte pranuar në avans shumën e të hollave (300 euro), ndërsa pjesën tjetër të parave (1700 euro) do t’i merrte kur viktimat të arrinin në destinacionin e caktuar (vend i BE-së).

Të dy viktimave u është refuzuar dalja jashtë shtetit pasi nuk i plotësojnë kushtet për të udhëtuar në vendet e BE-së dhe janë kthyer prapa në vendbanimet e tyre. Për rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe të gjitha veprimet policore janë kryer në konsultim dhe me autorizim të tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)