14 Janar 2025

Identifikohen autorët e sulmit terrorist në Francë

Paris, 7 janar - Autoritetet franceze pas disa orësh hetimesh kanë identifikuar autorët e masakrës në ambientet e revistës satirike "Charlie Hebdo".

Policia thotë se të dyshuar janë shtetasit francezë Said dhe Cherif Kouachi si dhe 18 vjeçari Hamyd Mourad, shtetësia e të cilit nuk është zbuluar.

Sipas \"Le Monde\", në mesin e autorëve janë edhe 2 vëllezër, të cilët janë ndihmuar në realizimin e krimit nga një 18 vjeçar.

Dy persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov u futën dje në zyrat e gazetës satirike \"Charlie Hebdo\" në Paris, duke shkaktuar një masakër të vërtetë.

Autoritetet franceze flasin për të paktën 12 viktima, mes të cilëve gazetarë dhe 2 punonjës policie, si dhe 20 persona të plagosur.

Dhjetëra punonjës të gazetës i shpëtuan sulmit duke u ngjitur në tarracën e godinës për t\'u shpëtuar plumbave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)