02 Maj 2025

ICITAP vazhdon të mbështesë MPB-në në luftën kundër terrorizimit

Prishtinë, 4 tetor - Ministri i Ministrisë së Punëve të brendshme, z. Bejtush Gashi, ka pranuar nëntëdhjetë kopje të Strategjisë Shtetërore Kundër Terrorizimit dhe Planin e Veprimit 2018-2023, shtypjen e të cilave e ka financuar Departamenti i Drejtësisë/ICITAP, pranë Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. Dorëzimin e këtyre kopjeve e bëri znj. Kimberly Riffe, Menaxhere e Programit të ICITAP-it.

Me këtë rast, ministri Gashi i cili njëherazi është edhe Koordinator Nacional i Strategjisë Kundër Terrorizmit, falënderoi ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen në hartimin e Strategjisë Kundër Terrorizmit si dhe përkrahjen e vazhdueshme në fushën e sundimit të ligjit. 

Departamenti i Drejtësisë/ICITAP ka marrë pjesë në hartimin e Strategjisë Shtetërore Kundër Terrorizimit dhe Planin të Veprimit  2018-2023.

Menaxherja e Programit të ICITAP, znj. Riffe u shpreh e gatshme që të vazhdojë me mbështetjen në përmbushjen e obligimeve të MPB-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)