ICITAP transferon programin e teknologjisë informative MBP-së
Ky sistem për menaxhim të informatave dhe rasteve i DSHAM-it, do të shërbej për regjistrim, monitorim dhe kontroll të njerëzve që hyjnë në Kosovë, brenda mandatit të DSHAM-it, për monitorim dhe kontroll.
Vlera e këtij sistemi që është mbështetje e ICITAP-it për MPB-në, është 314,346.24 dollarë amerikan.
Ministria e Punëve të Brendshme falënderon Qeverinë dhe popullin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Qeverinë e Kosovës dhe për qytetarët e saj.