ICITAP-i amerikan vazhdon përkrahjen për IPK-në
Prishtinë, 24 maj - Në një ceremoni solemne të organizuar sot u ndanë certifikatat për të gjithë pjesëmarrësit në trajnimin dy javor Teknikat e avancuara për intervistim dhe shkrim të raporteve.
Në këtë ceremoni përveç trajnerëve nga ICITAP-i amerikan pjesëmarrës ishin edhe ministri i MPB-së z.Bajram Rexhepi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, z. Fitim Shishani të cilët vlerësuan lart përkrahjen e ICITAP-it amerikan me këtë trajnim dhe trajnimet e tjera për pjesëtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Është e rëndësishme për të gjithë pjesëmarrësit e këtij trajnimi që njohuritë dhe përvojën që kanë marrë nga trajnerët profesional nga SHBA-ja, ti zbatojnë në praktikë e kjo do të ndikojë në ngritjen e profesionalizimit të IPK-së dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut theksoi Kryeshefi Shishani.
Pjesëtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë qenë pjesëmarrës edhe në shumë trajnime të tjera të organizuara nga ICITAP-i të cilat kanë ndikuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve të IPK-së.