ICITAP do të ndihmojë ngritjen e kapaciteteve të organeve të sigurisë
Prishtinë, 25 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues Menaxheren e Programit të ICITAP-it, znj. Kimberly Riffe.
Ministri Veliu falënderoi znj. Riffe për përkrahjen e vazhdueshme të programit ICITAP në fushën e sigurisë dhe njëkohësisht mirëpret angazhimin dhe mbështetjen e tyre edhe në të ardhmen.
Ndërsa znj. Riffe në këtë takim theksoi se ICITAP do të vazhdojë të përkrah MPBAP-në, dhe do të ofrojë ndihmë në ngritjen e kapaciteteve të organeve të zbatimit të ligjit, me qëllim të rritjes së ambientit të sigurt dhe besimit të ndërsjellë mes komuniteteve.