I vihet flaka edhe një veture zyrtare
Prishtinë, 13 janar - Një tjetër veturë zyrtare, pronë e Ministrisë së Mjedisit, është dëmtuar nga persona ende të panjohur.
Rasti i thyerjes së xhamit të kësaj veture zyrtare, në Prishtinë, është raportuar në Polici nga personi që e përdorte veturën.
Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se nga persona të panjohur është dëmtuar xhami i veturës zyrtare, Pronë e Ministrisë së Mjedisit. Policia po e heton rastin, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rastet e dëmtimeve të veturave zyrtare, në muajt e fundit, janë rritur dukshëm. Madje, një numri të madh të tyre u është vënë flaka nga persona ende të panjohur.