I thyejnë veturën dhe ia marrin dokumentat e Gjermanisë
Prishtinë, 1 korrik - Persona të panjohur kanë thyer dje pasdite një veturë në Prishtinë dhe kanë vjedhur gjësende të ndryshme brenda veturës.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në një parking në Zonën Industriale.
\"Viktima femër shqiptare ka raportuar se, pasi kishte parkuar veturën me targa gjermane në një parking persona të panjohur i kanë thyer veturën dhe i kanë marrë një çantë krahu në të cilën kishte para telefonin, dokumentet personale dhe disa dokumente të familjarëve, të gjitha të lëshuara nga shteti i Gjermanisë\", thuhet në raportin e policisë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.