18 Janar 2025

I refuzohet ankesa kundër caktimit të paraburgimit

Prishtinë, prill - Gjykata  e Apelit e Kosovës ka refuzuar të enjten me si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të te pandehurit F.R., kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh .

Në këtë mënyrë, kjo gjykatë ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj PPRKR.31/2016, të datës 17.03.2016.

F.R. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprat penale: Rekrutim në terrorizëm nga neni 139 i Kodit Penal të Republikës së Kosovë; Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, neni 143; Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos-durimit kombëtarë, racorë, fetarë apo etnik, nga neni 147 si dhe Shtytje në kryerjen e veprave penale terroriste, nga neni 141 i të njëjtit kod.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit pretendimet e bëra në ankesë nuk qëndrojnë, ngase bazuar në provat e mbledhura deri me tani, e te cilat janë cekur në aktvendimin e ankimuar, janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, për caktimin e kësaj mase, konform  nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)