14 Maj 2024

I mituri L.S mbrohet në liri

Prishtinë, 5 gusht - Dje, Kolegji Penal për të Mitur i Gjykatës së Apelit, i ka ndërprerë masën e paraburgimit të miturit L.S. dhe ka vendosur që i njëjti të mbrohet në liri.

Vendimi u mor në bazë të ankesës se mbrojtësit të këtij te mituri, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë PPRMN nr. 1/2014 të datës 05.06.2014 - njofton Zyra per informim e Gjykatës se Apelit.

I mituri L. S dyshohet se ne janar të 2014-tës, afër shkollës Emin Duraku në Prishtinë, në bashkëkryerje me një person tjetër ka privuar nga jeta 14 vjeçarin F.K, me ç‘ rast ka kryer veprën penale - vrasje e rëndë nga neni 179 të Kodit Penal të Kosovë.

Ai ishte paraburgosur me 08.01.2014.  Gjykata Themelore me pas i kishte vazhduar paraburgimin edhe 3 herë, deri me 08.08.2014.

Gjykata e Apelit me 18.06.2014 i pat ndryshuar masën e paraburgimit duke e zëvendësuar me atë të arrestit shtëpiak. Kundër këtij vendimi Prokurori i Shtetit , kishte ushtruar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme, e cila më pas e ktheu serish çështjen në Gjykatën e Apelit për rivendosje.

Në shqyrtimin e dytë( dje ) Gjykata e Apelit gjeti se i pandehuri nuk mund të mbahet në paraburgim, për shkak se prokuroria nuk i ka kryer hetimet(procedurën përgatitore) brenda afatit 3 mujor ashtu siç e parasheh ligji.  Sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur “ paraburgimi i të miturit mund të vazhdohet nga kolegji i  gjykatës kompetente për një periudhë shtesë deri ne 60 ditë”. Ndërsa pas kësaj periudhe “kolegji për te mitur e rishqyrton vendimin për paraburgim brenda 30 dite”.

Në rastin konkret kjo gjykatë vlerëson se nuk është vepruar brenda periudhës 3 mujore dhe nuk është respektuar parimi themelor i drejtësisë “interesi më i mirë për te miturin”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)