15 Janar 2025

I konfirmohet dënimi me burg të akuzuarit për krime lufte

Prishtinë, 15 prill - Një kolegj penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i  Gjykatës së Apelit, i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendor, ka refuzuar si të pa bazuar me 24 mars të këtij viti,  ankesën e të pandehurit I.R., kundër aktgjykimit të shkallës së parë.

I akuzuari në fjalë ishte shpallur fajtor më 12 shkurt të vitit 2014, nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për krime lufte ndaj popullsisë civile, të kryera në Fushë Kosovë, gjatë viti 1999.

Për këtë vepër penale ai ishte dënuar me 8 vjet burgim.

Paneli i Apelit, megjithatë sipas detyrës zyrtare, e zvogëloi dënimin e shqiptuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 viteve, për shkak të aplikimit të gabuar të Rregullores së UNMIK-ut me numër  2000/59 nga Gjykata Themelore në Prishtine.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)