16 Janar 2025

I dyshuari për rekrutim në terrorizëm mbetet në paraburgim

Prishtinë, 8 janar - Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh, i Departamentit të Krimeve të Rënda të  Gjykatës së Apelit, ka  lënë në fuqi masën e paraburgimit prej dy muajsh, ndaj të pandehurit M.A..

Kështu,  Apeli ka refuzuar  si të pa bazuar, ankesën e avokatit  mbrojtëse, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në  Ferizaj, PPR.KR.nr.214/2015, të datës 28.12.2015.

I pandehuri në fjalë po dyshohet nga ane e prokurorisë se ka kryer veprën penale: Rekrutim për terrorizëm, nga neni 139  i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit vlerëson, se meqenëse ndaj tij ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale të lartcekur, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit, konform nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale, ngase edhe me tutje ekzistojnë rrethana, të cilat me të drejtë justifikojnë frikën, se me gjetjen e tij në liri, do të mund të ikte apo arratisej, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)