16 Janar 2025

I dënuari për kanosje lirohet nga paraburgimi

Prishtinë, 7 shtator - Gjykata e Apelit ia ka ndërprerë sot masën e paraburgimit të pandehurit A.M.  Ky i fundit, ditë me parë ishte shpallur fajtor nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shkak të veprës  penale të kanosjes, parashikuar sipas nenit 185 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës, dhe ishte dënuar me tre muaj burgim.

E njëjta gjykatë po ashtu, ndaj tij kishte caktuar masën e paraburgimit, deri sa aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Sipas vlerësimit të kolegjit penal të Apelit, nuk ka  arsye ligjore për caktimin e paraburgimit konform  nenit 187 par.1 nënpar1.1 e 1.2 pika 1.2.3 të  Kodit të Procedurës Penale,  ngase nuk ekziston rreziku i përsëritje së veprave penale. Kjo kur kihet parasysh fakti se gjykimi është mbajtur, dënimi iu ka shqiptuar dhe në seancën e shqyrtimit fillestarë, i pandehuri i ka pranuar veprat penale, është penduar për to, si dhe të dëmtuarve ( Arban Abrashi dhe B.M.), u ka kërkuar falje publike.

Gjykata e Apelit konstaton se nuk ka rrethana të posaçme që arsyetojnë frikën e bazuar, se me ndodhjen e tij në liri, do të mund të përsëriste veprat penale, ndaj vlerëson se masa e paraburgimit kundër të pandehurit është e pajustifikueshme.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)