I dehuri rrah gruan e tij
Fushë Kosovë, 6 korrik - Policia raporton se është arrestuar një mashkull ashkali në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Bëhet e ditur se viktimës i është ofruar tretmani mjekësor në QKUK, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një rast tjetër i dhunës familjare është regjistruar në Prishtinë, ku është arrestuar një mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij. \"Viktima është dërguar për tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje\", njofton policia.
Ndërsa në Prizren është arrestuar një mashkull shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër tuke. \"Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje\", raporton policia.