I burgosuri sulmon gardianët e burgut të Dubravës
Prishtinë, 8 shkurt - Policia e Kosovës njofton se në Burgun e Dubravës dy oficer korrektues gjatë shpërndarjes së drekës janë sulmuar nga një i burgosur i cili nga bakalli i plastikës me ujë te nxehte kishte gjuajtur në drejtim të oficerëve të cilët kishin pësuar edhe lëndime ne fytyrë.
Te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësorë në spitalin e Pejës dhe më pas janë liruar për në shtëpi. Në lidhje me rast është njoftuar Prokurori.