16 Janar 2025

I burgosiuri ik nga Emergjenca, por kapet serish nga policia

Prishtinë, 30 mars - Policia e Kosovës ka njfotuar se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, kishte pranuar informatë nga zyrtaret e shërbimit korrektues për një person i dyshuar i burgosur nën mbikëqyrjen e tyre i cili paraprakisht kishte kërkuar tretman mjekësor, e të njëjtit i është ofruar ky tretman pranë QKUK-ës, në Emergjencë.

Personi në fjalë L.G. i lidnur1998 deri sa ishte në lokalet e emergjencës dhe gjatë kontrollit mjekësor ka shfrytëzuar rastin duke kërcyer nga kati dytë i emergjencës së QKUK-ës  dhe ka ikur në drejtim të pa njohur.

I njëjti sipas policisë ishte duke u transferuar nga Burgu i Gjilanit në drejtim të burgut të Dubravës.

\"Më të pranuar informatën janë aktivizuar njësitet policore në detyre dhe rreth orës 22:00 në fshatin Grabanicë, gjatë kontrollit të automjeteve është ndaluar në një automjet i tipit ‘Mercedes’ me targa regjistrimi vendor.\"

\"Gjatë kontrollit të vozitësit dhe pasagjerëve është vërejtur se i dyshuari nuk posedonte dokumente identiteti, me ç’rast kishte tentuar të ikte policisë, por fal reagimit të shpejtë i dyshuari është arrestuar dhe sjellur në Stacionin policor në Klinë\", thekson policia.

Për ketë janë njoftuar autoritetet nga Qendra korrektuese Dubravë dhe pas verifikimit për identitetin e të dyshuarit, i njëjti i është dorëzuar autoriteteve të Qendrës korrektuese në Dubravë për të vazhduar me vuajtjen e dënimit në kohëzgjatje prej katër (4) vite.

Po ashtu njësitet policore me date 30.03.2017 në zonën e përgjegjësisë Kline rreth orës 02:20 gjatë kontrolleve në aksin rrugor Klinë- Gjakove kanë ndaluar automjetin me targa vendore dhe gjatë legjitimimit të personave ne automjet është gjetur se pasagjerët F.K. 1981 nga Gjilani si dhe G.K. 1982 me banim ne Gjilan, te kërkuar sipas lendeve te Gjykatës Gjilan- fletë rreshtimeve janë arrestuar dhe te njëjtit janë dërguar ne vuajtje te dënimit të paraparë nga Gjykata.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)