16 Maj 2024

I ashpërsohet dënimi të akuzuarit për mashtrim në votime

Prishtinë, 13 qershor - Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh vendor i Gjykatës së Apelit, vendosi ta aprovoj ankesën e Prokurorisë Publike Komunal në Prishtinë, vetëm sa i përket vendimit mbi dënimin ndaj të akuzuarit H. Fazliu, i shpallur fajtor për veprën penale - mashtrim në votime sipas nenit 180 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës, nga ana e Gjykatës Komunale në Gllogoc me 01.06.2011.

Kështu, Gjykata e Apelit i zëvendësoj  H.Fazliut, masën prej 900 ( nëntëqind)  eurosh gjobë të shqiptuar nga shkalla e parë, në 6 (gjashtë muaj) burgim.

Sipas kolegjit nuk është kontestuese se i pandehuri gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës me 2010, duke  qenë anëtarit i  këshillit të një vendvotimi në Fshatin Terstenik të Gllogocit, ka lejuar të votohet në emër të dy personave të vdekur dhe një personi që ndodhje jashtë shtetit.

Gjykata vlerësoj se mënyra e kryerjes së veprës penale, vendi dhe rrethanat në të cilat është kryer, janë të natyrës se tillë që paraqesin intensitet të rrezikshmërisë shoqërore, pasi që  krijojnë të qytetarët pasiguri në ushtrimin e së drejtës se votimit, e drejtë kjo e siguruar me Kushtetutë të Republikës së Kosovës dhe konventa ndërkombëtare.

Kolegji po ashtu konstatoj se një dënim  aq i butë i shqiptuar nga ana e Gjykatës Komunale në Gllogoc,  ndaj të pandehurit nuk është në funksion të preventives gjeneralë dhe nuk i shërben qëllimit të dënimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)