I arrestuari për dallavere me patent shofer, shok i Adem Grabovcit
Prishtinë, 11 shtator - Gazeta Blic raporton se i arrestuari Ahmet Shala, drejtor i zyrës rajonale në Pejë, për dhënien e Patent Shoferëve, nën dyshimin për dallavere, duket se e ka shef, deputetin e PDK-së, Adem Grabovci.
I arrestuari, në profilin e tij në Facebook ka postuar disa foto me shefin e shefave të PDK-së, Adem Grabovcin.
Në njërën prej fotove ai ka shkruar Me shefin kuptohet. Edhe në disa foto të tjera me Grabovcin ai ka shkruar me shefin, duke punuar për fitoren bindëse të PDK-së.
Ndryshe, Misioni Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në orët e hershme të së enjtes ka arrestuar dy zyrtarë, të cilët dyshohen për dhënie pa kriter të patentë shoferëve.
Siç mëson Gazeta Blic nga burime policore, fjala është për Ahmet Shalën, Drejtor i zyrës rajonale në Pejë, për dhënien e Patent Shoferëve derisa emri i të arrestuarit tjetër ende nuk është bërë i ditur.