16 Janar 2025

Hyseni: S’ka rrezik serioz ndaj Kosovës

Prishtinë, 9 shtator - Hyseni tha se paralajmërimet e grupeve parlamentare dhe jashtëparlamentare nuk i konceptojnë si kërcënime ndaj sigurisë së vendit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni tha se gjendja e sigurisë është e mirë, pa shenja të kërcënimit serioz, por sipas tij, organet e sigurisë janë në gjendje mobilizimi në mënyrë që të mund të reagojnë përballë çfarëdo rreziku eventual, të çfarëdo natyre.

Ai në emisionin Info Box të televizionit Dukagjini, tha se si institucione serioze, MPB-ja, Policia me të gjitha dikasteret bëjnë edhe veprime rutinë, që janë të natyrës së sigurisë për të qenë plotësisht në gjendje mobilizimi për çfarëdo rreziku eventual.

Hyseni tha se paralajmërimet e grupeve parlamentare dhe jashtëparlamentare nuk i konceptojnë si kërcënime ndaj sigurisë së vendit.

Ai tha se ka bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe sipas tij, bashkëpunimi i të gjitha hallkave të sigurisë është faktor i pazëvendësueshëm nëse duam të kemi siguri në vend.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)