18 Janar 2025

Hyseni shprehet i shqetësuar për rritjen e përdoruesve të drogës

Prishtinë, 17 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës në vazhdën e takimeve nëpër rajonet e Kosovës ka zhvilluar sot në Pjesë një takim me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë së këtij rajoni.

Ministri Hyseni fillimisht foli për fenomenin e trafikimit me qenie njerëzore, i cili është trajtuar edhe kësaj radhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ka lënë Kosovën në nivelin e njëjtë sikurse në vitin 2015.
 
“Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, në fushën e trafikimit me qenie njerëzore konfirmon nivelin e njëjtë për Kosovën, në të cilin ka qëndruar edhe vitin që shkoi. Për kundër faktit që Policia e Kosovës dhe MPB-ja janë vlerësuar lartë për masat që kanë marrë, mund të konstatojë se gjykatat dhe prokuroria nuk e kanë kryer punën si duhet”, tha ministri Hyseni.

Sa i përket fenomenit të përdorimit të narkotikëve dhe drogës, ministri Hyseni theksoi se është tejet shqetësuese fakti se numri i përdoruesve është duke u rritur, kryesisht prektë të rinjtë të moshave 16-17 vjeç, por ka pasur raste ku janë identifikuar edhe të moshës 12 vjeçare.

Ministri Hyseni foli edhe për radikalizmin dhe radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm që shpi në terrorizëm.

Ai përmendi faktin se në bazë të dhënave të Policisë së Kosovës, që 11 muaj nuk kemi të regjistruar raste të shkuarjes së qytetarëve tanë në vatra të krizave dhe kjo sipas tij, ka ardhur si rezultati punës që ka bërë MPB-ja, Policia e Kosovës, por në veçanti  punës që kanë bërë këshillat për siguri në nivel të Kosovës.

“Qëllimi i këtyre tryezave që po i bëjmë në këto rajone këto ditë është që të ngrisim ndërgjegjen e të gjitha shtresave sociale, bashkësive fetare, shkollave, e  familjeve tona për rëndësinë e parandalimit të këtyre fenomeneve para se ato të bëhen problem edhe më i madh.\"

\"Kërkojmë nga ju si këshilla për siguri që të bëni fushata aktive vetëdijësuese në mënyrë që të parandalojmë këto dukuri shqetësuese për shoqërinë në përgjithësi ”, theksoi në fund ministri Hyseni.

Situata e përgjithshme e sigurinë në rajonin e Pejës u vlerësua shumë e mirë dhe nuk janë shënuar incidente të rënda për këtë periudhë të raportimit të këtij viti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)