Hyseni priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj
Prishtinë, 30 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Të dy ministrat biseduan gjerësisht për koordinimin e aktiviteteve në planin kombëtarë dhe atë ndërkombëtarë në fushëveprimin e ministrive përkatëse.
U konstatua se koordinimi duhet të jetë i përbashkët dhe sistematik, sidomos në zbatimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata përkatëse ndërkombëtare siç është anëtarësimi në INTERPOL etj.