18 Janar 2025

Hyseni priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it

Prishtinë, 16 gusht - Ministri i Hyseni priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR në Kosovë gjeneral major Guglielmo Miglieta.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni gjatë takimit ka vlerësuar lartë angazhimin dhe kontributin e gjeneralit Guglielmo Miglieta gjatë misionit në Kosovë  duke e falënderuar për punën e tij. Ministri Hyseni foli për rolin e rëndësisë së veçantë që ka KFOR-i për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.

Po ashtu u vlerësua lartë bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë të Kosovës, në veçanti të Policisë së Kosovës me KFOR-in, në fushën e rendit dhe ligjit dhe u dakorduan se kjo praktikë e mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Komandanti i deritashëm i KFOR-it, gjenerali Guglielmo Miglieta e falënderoi ministrin Hyseni për bashkëpunimin e ofruar gjatë misionit të tij në Kosovë, duke vlerësuar të arriturat në Kosovë dhe duke shprehur vendosmërinë e KFOR-it për vazhdimin e misionit të tij në ofrimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)