18 Janar 2025

Hyseni priti në takim lamtumirës ambasadorin Braathu

Prishtinë, 29 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë,  Jan Braathu.

Ministri Hyseni  e falënderoi ambasadorin Braathu për angazhimin e tij konkret në promovimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet dhe qytetaret e Mbretërisë së Norvegjisë i kanë  ofruar qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

Ministri Hyseni falënderoi ambasadorin Braathu për përkrahjen financiare që ka bërë Mbretëria e Norvegjisë në projekte konkrete në përmirësimin e sigurisë në disa komuna të Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, ambasadori Braathu ka falënderuar ministrin Hyseni për bashkëpunimin e mirë që ka pasur dhe theksoi vendosmërinë e Mbretërisë së Norvegjisë  për të mbështetur përparimin e Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)