18 Janar 2025

Hyseni priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës

Prishtinë, 9 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet. Me këtë rast ministri vlerësoi lart bashkëpunimin që ka pasur me ambasadoren franceze gjatë mandatit të saj në Kosovë.

Ministri Hyseni falënderoi ambasadoren Daviet për kontributin që ka dhënë në fuqizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Francës dhe Republikës së Kosovës, sidomos në fushën e rendit dhe zbatimit të ligjit. Ministri Hyseni vuri në dukje se dy vendet kanë një bashkëpunim të shkëlqyer sa i për luftimit të krimit të organizuar në përgjithësi, respektivisht luftimit të terrorizmit.

Ndërsa ambasadorja Daviet e falënderoi ministrin Hyseni për bashkëpunimin dhe theksoi se Republika e Kosovës ka bërë hapa progresiv në shumë fusha dhe po bëhet punë shumë e mirë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme.
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)